Maestro Ergin Ataman fiton edhe Ligën e Greqisë, bën rikthim të pabesueshëm
Prishtinë(AsistiOnline) – Panathinaikos është kampion i ri i Greqisë.
Gjiganti i basketbollit nga Athina e ka mposhtir Olimpiakosin në luftën e pabesueshme për titull në ndeshjen e pestë, duke e rikthyer serinë edhe pse askush nuk e besonte pasi ekipi nga Pireu kishte avantazh prej 2-0 dhe kjo shihej si një çështje e kryer, por kështu s’mendoi Ergin Ataman, që përmbysi komplet serinë në 3-2 duke e mabjtur premtimin se Olimpiakosit do t’ia bëjë si Maccabit në Euroligë.
Trajneri i parë turk në Greqi, shkaktoi senzacion sivjet ku përpos Euroligës që e riktheu në Athinë pas 11 vitesh, riktheu edhe titullit e kampiont të Greqisë.
Panathinaikos sonte vulosi titullin e 40-të të kampionit në basketbollin grek, duke lënë shumë prapa ekipet tjera.
Ataman sonte renditi trofeun e 25-të personal dhe tashmë hyn në vallen e trajnerëve më të mëdhenj në Evropë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.