Boston Celtics kampion i NBA-së, bëhet skuadra me më shumti trofe
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics është shpallur kampion i NBA-së për stinorin 2023/24.
Ekipi i drejtuar nga 35 vjeçari Joe Mazzulla, ka arritur të mposht Dallas Mavericksin në ndeshjen e pestë 106-88 dhe kështu ka arritur qëllimin e madh.
Jayson Tatum ishte fantastik edhe kësaj rradhe në fitoren e Celtics me plot 31 pikë, 11 asiste e 8 kërcime, derisa mori ndihmë të madhe nga Jaylen Brown me 21 pikë e Jrue Holiday me 15 sosh.
Te Dallasi në ndeshjen e pestë u dalluan, Luka Donçiq me 28 pikë e Kyrie Irving me 15 sosh.
Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme 4-1, Bostoni bëhet skuadra më e trofeshme në NBA me 18 tituj kampioni, duke lënë pas LA Lakers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.