Kenan Spahiu në zyret e FBK-së, takohet me drejtuesit e saj
Në njoftim thuhet se drejtuesit e FBK-së e kanë uruar për karrierën e tij të bujshme në Evropë, si dhe i kanë dëshiruar shumë fat për të ardhmen.
Sipas njoftimit, Kenani është shprehur i kënaqur me pritjen që i është bërë, duke falënderuar drejtuesit e FBK-së, njëkohësisht duke i uruar për organizimet që do t’i kenë gjatë verës, si dhe shumë fat me paraqitje në arenën ndërkombëtare.
Vlen të ceket se Kenani ka lindur në Prishtinë, derisa ka luajtur në Tofas, Fenerbahçe, Karsiyaka, Besiktas, Real Betis, Fenerbahçe Beko, Casademont Zaragoza, Besiktas, Pinar Karsiyaka dhe për kombëtaren e Turqisë.
Komentet janë të mbyllura.