Basketboll

Rrezon Elezaj ia shënon 18 pikë Italisë në Botërorin U17

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri kosovar, Rrezon Elezaj ka shkëlqyer me fanelën e Turqisë në ndeshjen e dytë zyrtare me ta, në Botërorin për gjeneratën U17 i cili po mbahet në Stamboll.

17 vjeçari i gjatë plotë 218 centimetra, mbrëmë ka luajtur 30 minuta në fitoren e Turqisë ndaj Italisë 74-79, derisa ka shënuar plot 18 pikë, prej tyre 7 dyshe nga 10 tentime dhe 4 gjuajtje të lira nga 9 tentime, por që ka kontribuar edhe me 7 kërcime, 4 në sulm e 3 në mbrojtje.

Elezaj vetëm ditë më parë u konfirmua se ka marrë pasaportën e Turqisë dhe se do të luajë me këtë Kombëtare, e zgjedhja e tij në Kosovë është pritur në forma të ndryshme, dikush me komplimente e dikush me kritika.

Elezaj për një kohë ishte edhe pjesë e Qendrës Nacionale të krijuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, por me tu transferuar në Turqi për nivel klubesh te Beshiktashi, duket se nuk i shpëtoi natyralizimit nga shteti turk dhe tashmë është pjesë e tyre. /AsistiOnline.com/

LEXO EDHE:

Rrezon Elezaj debuton me Turqinë në Kampionatin Botëror U17

Kosovari i natyralizuar nga Turqia me 216cm gjatësi, ftohet nga ekipi kombëtar për Kupën e Botës

Alarm: Turqia vazhdon ti përvetësojë basketbollistët kosovarë

 

Komentet janë të mbyllura.