Basketboll

Bora e prezanton të huajin e parë, transferon plejmejker nga nënkampioni i Hungarisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e sapo inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar, Bora ka zyrtarizuar transferimin e parë.

Ekipi prishtinas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me amerikanin Jr Clay.

24 vjeçari i gjatë 183 centimetra në edicionin e kaluar në 11 ndeshje me skuadrën e Szolnoki Olaj në Hungari ka luajtur me 11.6 pikë, 4.8 asiste e 3.4 kërcime.

Për pesë edicione, Clay ka luajtur në dy kolegjet e njohura amerikane ”Tennessee Tech Golden Eagles” (katër sezone me pikë dyshifrore) dhe ”Tennessee State Tigers” (një edicion) e Bora do jetë aventura e dytë evropiane pas ekipit hungarez.

Bora tashmë ka prezantuar transferimet vendore, Ardit Pepaj, Jetmir Zeqiri e Rezart Mehmedi. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.