Basketboll

Bashkimi e blindon edhe për një edicion, trajnerin që e futi në histori

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i njohur kroat Viktor Kovaq do të mbetet trajner i kampionit aktual te femrat në basketbollin kosovar.

Bashkimi ka njoftuar sot se ka vazhduar bashkëpunimin me njeriun i cili në 2 vitet e fundit i solli plot 6 trofe klubit prizrenas.

Kovaq te Bashkimi erdhi para dy edicioneve dhe bëri punë të madhe duke futur në element të madh sidomos kapitenen e portokallinjëve, Aulona Muhadrin.

Kovaq ka përvojë të gjatë në rolin e trajnerit, ku ka qenë drejtues i shumë ekipeve në Kroaci përfshirë edhe Kombëtaren e atjeshme të femrave.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.