Basketboll

Ekskluzive: Gëzim Morina drejt transferimit te Bashkimi?

Prishtinë(AsistiOnline) – Gëzim Morina mund të kalojë te rivali lokal i Yllit, Bashkimi.

Dy herë kampioni i Kosovës me therandasit, mund të transferohet në rradhët e klubit ikonik prizrenas që sivjet i ka hyrë ndërtimit të skuadrës për trofe.

AsistiOnline.com ka mësuar se një marrëveshje e tillë mund të realizohet shpejtë, pasi siç dihet që te Ylli problemet financiare janë evidente dhe nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje shumë pozitive për ti tejkaluar e Bashkimi po e shfrytëzon një momentum të tillë.

Bashkimi deri tani i ka vazhduar kontratat me Lejson Zeqirin, Altin Morinën e Samir Zekiqin dhe ka zyrtarizuar ardhjen e shtabit teknik në krye me Darko Radulloviq e Bledar Gjeçaj, ndërsa te Ylli nuk ka asnjë lëvizje të vetme.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.