Basketboll

Peja nënshkruan me amerikanin e parë, vjen nga Houston Rockets

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka kryer transferin e parë të huaj për edicionin e ri.

Verdhezinjët kanë nënshkruar me amerikanin, Shahada Wells,

Wells  është i gjatë 1,82cm dhe luan në pozitën e organizatorit.

24 vjeçari deri tani u paraqit me kolegjin, Mcneese State Cowboys me mesatare prej 18.4 pikëve e 5 asistimeve për ndeshje.

Për Wells, Peja do të jetë skuadra e parë në karrierën profesionale.

Derisa lojtari gjatë kësaj vere ka qenë pjesë e Houston Rockets në ligën verore, ku luajti në 4 ndeshje me mesatare prej 1.5 pikëve e 1.3 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.