Basketboll

Kanadaja fiton edhe ndaj Australisë, siguron çerekfinalen e Olimpiadës 2024

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanadaja është Kombëtarja e parë çerekfinaliste e Olimpiadës – Paris 2024 në basketboll.

Ekipi kanadez e ka arritur edhe fitoren e dytë në fazën e grupeve në këto Lojëra, duke triumfuar sot ndaj Australisë me rezultat 93-83.

Pjesa e parë i takoi ekipit australian (26-28, 19-21)  45-49, por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan me kanadezët që morën kontrollin e ndeshjen (27-21, 21-13) dhe në fund fituan me meritë.

RJ Barret ishte më i miri te Kanadaja me plot 24 pikë, 7 kërcime e 5 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Dillon Brooks e Shai Gilgeous-Alexander me nga 16 pikë secili.

Te Australia s’mjaftuan për fitore, Josh Giddey me 19 pikë e Jock Landale me 16 sosh.

Në xhiron e tretë dhe të fundit të xhiros, Kanadaja luan ndaj Spanjës e Australia takohet me Greqinë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.