Basketboll

Dustin Thomas e Malik Johnson dy nga emrat e përfolur për tu transferuar te Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës Trepça, po vazhdon tentimet e saj  për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri.

Mitrovicasit sivjet kanë mbetur pak më mbrapa me lojtarët e huaj, ngase ediconin e kaluar në këtë kohë ishin në vlugun e përgatitjeve e sivjet situata ka ndryshuar me Trepçën që pritet të nisë përgatitjet nga 1 gushti (nesër).

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar disa emrat për përforcimet e mundshme të Trepçës e që janë, Dustin Thomas dhe Malik Johnson.

Thomas është emër i njohur për basketbollin kosovar pasi para dy edicioneve luajti me Prishtinën e në sezonin u paraqit me Szolnokin në Hungari dhe ku humbën finalen për titul, duke mbetur si nënkampionë të Hungarisë. Thomas te Szolnoki kishte luajtur me mesatare prej 12.1 pikëve në 36 ndeshje.

Në anën tjetër një transferim tjetër i mundshëm që përflitet te Trepça, është edhe amerikani i pozitës së organizatorit i gjatë 178 cm, Malik Johnson i cili në sezonin e kaluar u paraqit në Bundesligën e Gjermanisë me Bambergun ku në 34 ndeshje luajti me 7.6 pikë, 4.9 asiste e 2.4 kërcime për ndeshje.

Johnson paraprakisht ka luajtur profesionalisht edhe në Zvicër për dy sezone me ekipin e Vevey Riviera Basket.

Te Trepça deri tani janë prezantuar dy ardhje të reja, Desmond Cambridge dhe Sammy Hunter.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.