Basketboll

Trepça konfirmon paralajmërimin e AsistitOnline, nënshkruan me Malik Johnson

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka prezantuar edhe përforcimin e tretë të huaj për stinorin e ri.

Mitrovicasit kanë njoftuar se kanë nënshkruar me amerikanin e pozitave 1/2, Malik Johnson i cili është i gjatë 178 centimetra.

Ky lojtar pritet të vije te Trepça pas një stinori të kaluar me ekipin e Bamberg nga Gjermania, atje ku luajti në 34 ndeshje me 7.6 pikë dhe 4.9 asistime.

Para stinorit në Gjermani, Johnson ishte paraqitur për dy edicione edhe në Zvicër e për kolegj në SHBA kishte luajtur me ”Canisius Golden Griffins” për 4 sezone rresht.

Trepça deri tani ka nënshkruar edhe me Desmond Cambridge dhe Sammy Hunter. /AsistiOnline.com/

Dustin Thomas e Malik Johnson dy nga emrat e përfolur për tu transferuar te Trepça

Komentet janë të mbyllura.