Basketboll

Trepça e konfirmon një tjetër paralajmërim të AsistitOnline, nënshkruan me ish lojtarin e Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça e ka zyrtarizuar sot edhe transferimin e rradhës.

Mitrovciasit kanë konfirmuar lajmin që e kishte paralajmëruar javë më parë AsistiOnline.com, duke nënshkruar me ish organizatorin e Pejës në dy edicionet e fundit, Larry Thomas.

Trepça e ka prezantuar sot lojtarin amerikan i cili ka edhe titull të fituar me Pejën.

Thomas i dëshmuar tashmë në kampionatin e Kosovës i bashkohet Trepçës për sezonin 2024/25. Përvoja dhe lidershipi i Larry do të janë vlera të shtuara për ekipin në rrugëtimin tonë të përbashkët”, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas.

 

Ekskluzive: Larry Thomas lëvizja e parë e huaj te Trepça?

Komentet janë të mbyllura.