Basketboll

Peja 03 zyrtarizon transferin e parë të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja 03 është skuadra e rradhës në basketbollin kosovar femëror që ka filluar zyrtarisht me prezantimin e risive për edicionin e ri.

Klubi pejan ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtaren organizatore,  Tae’lor Willard.

Ajo është e gjatë 168 centimetra dhe më parë ishte pjesë e Ligës së kolegjeve NCCA1 në SHBA, ku u paraqit me Chicago State University Cougars, ku kishte mesatare prej 11.2 pikë për ndeshje.

Willard ka përvojë edhe në disa kolegje të tjera në SHBA, ku ka pasur paraqitje shumë të mira.

 

Komentet janë të mbyllura.