Drita nënshkruan edhe me Nderim Januzajn e Istogut
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Dritës në ditët e fundit të afatit kalimtar veror ka nënshkruar edhe me një basketbollist të Istogut.
Gjilanasit kanë arritur marrëveshje me qendrën 203 centimetërshe, Nderim Januzaj.
Ky i fundit prej vitesh është pjesë e Istogut, derisa edicionin e kaluar në Superligë pati paraqitje tejet pozitive.
AsistiOnline.com pak më parë konfirmoi edhe transferimin e kapitenit të Istogut Labinot Kelmendi në rradhët e Dritës së Gjilanit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.