Basketboll

Legjendat e basketbollit nderuan sonte Drazen Petroviqin në një ndeshje speciale për të

Yjet e basketbollit sonte nderuan legjendarin Drazen Petroviç në një ndeshje speciale të organizuar për të në Zagreb, Kroaci, duke shënuar atë që do të ishte ditëlindja e tij e 60-të.

Më shumë se 15 mijë tifozë u mblodhën për të nderuar kujtimin për lojtarin që njihet si mozzarti i basketbollit.

Në këtë ndeshje spektakolare pati dy ekipe, ai kombëtar kroat dhe ‘Team Drazen’, të trajnuar nga Zeljko Obradovic dhe Neven Spahija.

Në një përfundim drithërues, ‘Team Drazen’ siguroi një fitore të ngushtë 110-107, me Dzanan Musën që realizoi një ngulitje vendimtare në 20 sekondat e fundit. Derisa, Mario Hezonja tentoi të barazonte ndeshjen me tre pikë, por gjuajtja e tij nga distanca nuk shkoi në kosh.

Lojtarët e ‘Team Drazen’ përfshinin yje të Euroligës si Walter Tavares, Shane Larkin, Dzanan Musa, Mathias Lessort, Vanja Marinkovic, Dyshawn Pierre, Tornike Shengelia, Andreas Obst dhe i madhi i NBA-së, Boban Marjanovic. 

Yjet kroatë Bojan Bogdanoviç, Dario Sariç dhe Ivica Zubac ishin gjithashtu të pranishëm për të nderuar Petroviçin.

Ngjarja tërhoqi legjendat e basketbollit si Nikos Galis, Panagiotis Giannakis, Dejan Bodiroga, Toni Kukoc, Terry Porter, Kenny Anderson, Zarko Paspalj, Vlade Divac, Zoran Radovic, Predrag Danilovic, Ergin Ataman, Svetislav Pesic, Roko Lenieorg e të tjerë.

Karriera e pasur e Petroviç përfshin një karrierë të jashtëzakonshme si në basketboll evropian ashtu edhe në NBA. Ai fitoi dy kampionate të Euroligës me Cibonën në 1985 dhe 1986, dhe një stazh të suksesshëm katër-sezonal në NBA me New Jersey Nets dhe  Portland Trail Blazers.

Në mënyrë tragjike, Petroviq ndërroi jetë në një aksident automobilistik më 7 qershor 1993. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.