Basketboll

SOT NË PRISHTINË: KENI PËR TË PARË, ÇKA NUK KENI PARË MË HERËT

Ditën e sotme luhet super-finalja e madhe e Streetball Kosova International 2019.

Në kryeqytetin e Kosovës, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti” te Platoja ngjitur me Hotelin Grand, 12 ekipe vendore dhe të huaja do të masin forcat për 3 mijë copa t’buta si dhe vizën për Lubjana Challenger 2019.

Ndërsa, përpos këtyre dy ndeshjeve, do të luhen edhe dy ndeshje revyale, ajo e fëmijëve si dhe VIP-at.

Ky spektakël dhe kjo bukuri streetbollistike nis në orën 16:00, me ndeshjet zyrtare në planprogram.

Andaj sot mos mungoni, mos e humbisni spektaklin e paparë ndonjëherë më parë në vendin tonë.

Shihemi te veni 🏀⛹️‍♂️🏀⛹️‍♂️🏀⛹️‍♂️

Komentet janë të mbyllura.