Nymburku i bën një përmbledhje Trepçës dhe sportit kosovar, përmend edhe Dardan Berishën
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Nymburkut po e sheh me kujdes të madh përballjen e së premtës me skuadrën tonë kosovare, Trepçën.
Faqja zyrtare e klubit çek i ka bërë një përmbledhje të përforcimeve dhe formës, ekipit mitrovicas duke e cilësuar si tejet të rrezikshëm.
”Të premten do të zhvillojmë betejën e parë të Ligës së Kampionëve. Kundërshtari do të jetë kampion i Kosovës, Trepça. Kjo skuadër ka në përbërje Desmond Cambridge, i cili vitin e kaluar i shënoi Nymburkut 16 pikë me fanellën e Sabah në FIBA Europe Cup. Nën kosh te Trepça është përfaqësuesi i Kombëtares së Bahamas dhe pjesëmarrësi i Lojërave Olimpike të këtij viti Samuel Hunter, si dhe Malik Johnson i cili luajti në Bundesliga të Gjermanisë për Bamberg”, shkruan fillimisht aty.
Më pas ekipi çek i bën përmbledhje edhe sportit të Kosovës, ku shkruan se si po rritet dhe përmend edhe përforcimet e skuadrave çeke me futbollistë shqiptarë, derisa nuk lë pa e përmendur në veçanti edhe kapitenin e Kosovës dhe ish lojtarin e tyre, Dardan Berisha.
”I gjithë sporti i Kosovës po rritet, vetëm shikoni përforcimet e Spartës me futbollistë. Dhe tifozët e Nymburk sigurisht që ende e mbajnë paraqitjen e yllit të Kosovës, Dardan Berisha me fanellën tonë. Lojtarët e Nymburk i pret punë e vështirë, por ata do të bëjnë gjithçka për të kaluar në finalen e së dielës”, ka shkruajtur klubi çek.
Të kujtojmë se Dardan Berisha luajti tek Nymburku në sezonin 2017/18, madje fituan së bashku titullin dhe kupën e shtetit çek. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.