Basketboll

Bashkimi e pret Vëllaznimin sonte në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte vazhdon me një ndeshje në program xhiro e dytë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Bashkimi që zhvillon ndeshjen e parë të stinorit e pret në ”Sezai Surroi” ekipin e motivuar të Vëllaznimit që në xhiron e parë arriti fitore madhore ndaj Pejës.

Kjo ndeshje luhet nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

Prizrenasit që në javën e parë të këtij edicioni të ri nuk luajtën me Trepçën, pasi këta të fundit u paraqitën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve e ndeshja u shtye për ditëve të tjera, sigurisht që sonte synojnë ta nisin mbarë. Derisa te Vëllaznimi besojnë në fitore për të ngritur serinë në 2-0.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.