Basketboll

Nga ndeshja me Caledonian të gjitha të hyrat e biletave, Trepça i dedikon për bamirësi

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia e Kosovës, Trepça nesër luan ndeshjen e tretë në kuadër të fazës grupore në FIBA Europe Cup.

Trepça ndeshet me skuadrën skoceze Caledonia Gladiators me fillim nga ora 18:30.

Klubi mitrovicas ka vendosur që ë gjitha të hyrat financiare nga biletat të shkojnë për bamirësi në ndihmë të fëmiu nga qytetit i Mitrovicës Gjergj Lekut, i cili po lufton me një sëmundje të rëndë.

”Ky është një rast unik për të bashkuar forcat tona dhe për të ndihmuar një vogëlush që ka nevojë për mbështetje”, shkruan fillimisht njoftimi.

”Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ndeshje emocionuese dhe të kontribuoni për shëndetin e Gjergjit. Çdo biletë e blerë do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e tij”, shkruan njoftimi i klubit.
Biletat për këtë ndeshje dalin në shitje nesër nga ora 11:00 në fan-shop dhe çmimi është 3 euro. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.