Basketboll

Loci me fjalë të mëdha për qytetin e Rahovecit, vlerëson edhe kundërsharin e parë në ”Mizahir Isma”

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i mirënjohur pejan sivjet mori drejtimin e skuadrën rahoveciane, Grapeland.

Në xhiron e parë të Ligës së parë, Grapeland arriti fitore të thellë, duke konfirmuar ambiciet për rikthimin e basketbollit nga ky qytet në Superligë.

Të premtën skuadra e Grapeland zhvillon ndeshjen e parë si vendase për këtë edicion, derisa Loci vlerësoi lartë punë e klubit ku po punon dhe përkrahjen e madhe nga qyteti.

Loci vlerësoi shumë edhe kundërshtarin e së premtës, New Basketin duke bërë me dije se nuk do ta kenë aspak lehtë.

Trajneri pejan poashtu kërkoi nga publiku rahovecian që të jenë në përkrahje të tyre në numër sa më të madh.

/AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Komentet janë të mbyllura.