Java e tetë mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit
Prishtinë(AsistiOnline) – Java e tetë e Superligës së Kosovës te meshkujt mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit.
Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni
19:00 Golden Eagle Ylli – Bora
Ndeshjet transmetohen direkt në Artmotion dhe Kujtesa.
Komentet janë të mbyllura.