Humbje e thellë e Kosovës nga Zvicra
Kosova ka pësuar nga Zvicra me rezultat 75:43 (14:12, 22:6, 20:20, 19:5).
Takimi u zhvillua në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Në fillim zviceranët e nisën ndeshjen më mirë, por Dardanët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 14:12. Megjithatë, në periudhën e dytë vendasit u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 36:18. Në këtë pjesë u lëndua Dominic Artis, i cili nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.
Në periudhën e tretë, Dardanët ngushtuan shifrat në 47:37, por më pas Zvicra u shkëput dhe ngriti epërsinë, për të triumfuar në fund 75:43.
Mikaile Tmusiq kishte nëntë pikë e katër kërcime te Kosova.
Zvicra ka tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Kosova një fitore e dy humbje.
Ndeshja e ardhshme do të jetë më 24 nëntor në Dublin përballë Irlandës.
Duhet cekur që ndeshja nisi me vonesë 1 orë e 20 minuta, për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe mbërritjes me vonesë të ekipit zviceran.
Komentet janë të mbyllura.