Basketboll

ASISTI 596 me temë për humbjet e Kosovës, flitet me mysafirët në studio

ASISTI 596 sjell analizën e dy parakualifikuese për Botërorin Katari 2027 që Kosova i zhvilloi në udhëtim te Zvicra dhe Irlanda.
Udhëtimi i Dardanëve ishte i pasuksesshëm, dy humbje; e para ishte turëpruese nga Zvicra dhe e dyta erdhi nga Irlanda e cila nuk ka traditë të madhe nëbasketboll.

Çka ndodhi kundër Zvicrës?

Pse dështoi sulmi me vetëm 43 pikë që është rekord i zi?

Pse dominoi Zvicra në çdo elemtn?

Si dhe pse e humbëm ndeshjen kundër Irlandës?

Pse ka rënien të madhe të kualitetit të basketbollit që po e luan Kosova?

Sa ndikon puna në klube?

Sa ndikon politik e lojtarëve të huaj në Superligë?

Sa dhe si po punohet me të rinj?

Çka duhet të përmirësohet urgjentisht nëse dëshirojmë të shpëtojmë basketbollin tonë?

Analiza pa dorëza, me mysafirët special:

Blerim Vuniqi ish basketbollist, drejtor sporti dhe komentues me dekada të tëra dhe legjenda e Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, basketbollisti më i trofeshëm i gjitha kohëve në Kosovë me 36 trofe të fituar, Edmond Azemin.

Natyrisht as këtë javë në ASIST nuk do të mungoj basketbolli femëror. Të hënën sjellim përmbledhjen nga fillimi i edicionit të ri të Ligës Unike për femra dhe xhiroja e shtatë e  Superligës së Femrave.

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 596 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova

Mos e huqni assesi !

Komentet janë të mbyllura.