Basketboll

Ekskluzive: Ylli merret vesh me amerikanin që dikur e ndanin detajet nga Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Dihet se nënkampioni aktual i Kosovës në ditët e fundit ka njoftuar për ndryshime të shumta në roster.

Therandasit njoftuan për largimin e tre amerikanëve: Zach Goodline, Jakorie Smith e Terrell Brown.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Ylli është marrë vesh edhe me lojtarin tjetër amerikan Quade Green.

Lojtari në fjalë, është i gjatë 183 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

25 vjeçari në 4 sezone ka luajtur në NBA-G League me ekipe si: Maince Celtics, Lakeland Magic, Grand Rapids Golds dhe së fundmi te Oklahoma City Blue.

Ndërsa në fillim të karrierës, ishte paraqitur me dy kolegjet amerikane, Kentuck Wildcats e Washington Huskies.

Ekipi i fundit i tij ka qenë “Reales” në Republikën Domenikane me të cilët në 24 ndeshje është paraqitur me 16 pikë. Derisa para tyre ka luajtur edhe me Caledonia Gladiators në Britani, pastaj me Halcones Rojos në Meksiko, Centauros në Venezuelë etj.

Green nuk do të jetë transferi i fundit te Ylli, që deri para ndeshjeve të Kupës në shkurt mund të kompletohet edhe me një trajner të ri.

Vlen të ceket se para disa sezoneve, Green ishte target kryesor i Pejës për tu transferuar në rradhët e tyre, por që marrëveshja nuk u realizua në çastet e fundit edhe pse kishte një marrëveshje formale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.