MULAOMEROVIQ PUBLIKON 12-SHEN PËRFUNDIMTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovic ka publikuar listën e 12 lojtarëve që do ti ketë në dispozicion për ndeshjet parakualifikuese të Eurobasket 2021.
Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.
Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.
Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Lista
Divine Myles
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Edmond Azemi
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Meriton Ismaili
Dardan Kapiti
Samir Zekiqi
Damir Mulaomeroviq Trajner
Bujar Loci Ndihmëstrajner
Ilir Selmani Ndihmëstrajner
Andin Rashica Ndihmëstrajner
Komentet janë të mbyllura.