Basketboll

Jan Palokaj rikthehet te Ylli, pas një pauze pa ekip

Nën-kampioni i Kosovës Golden Eagle Ylli ka njoftuar sot se e ka rikthyer në rradhët e veta lojtarin Jan Palokaj.

Lojtari me nënshtetësi kroate dhe kosovare, rikthehet te therandasit nga sezoni i kaluar e që nga atëherë ishte pa angazhim.

Dihet se Palokaj në të kaluarën ishte paraqitur me Prishtinën, derisa në Kosovë erdhi nga skuadra e madhe kroate Zara, atje ku ishte zhvilluar si lojtar nga fillimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.