Basketboll

AIR FORCE ONE, SOT PJESËMARRËSE NË TURNEUN “TIVAT 2K19”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme po mbahet turneu Tivat 2k19, në Mal të Zi i organizuar nga 3×3 Montenegro.

Në këtë garë të fortë, po merr pjesë edhe skuadra kosovare, Air Force si ekipi nr.1 i ranguar në Kosovë në Streetball 3×3 dhe falë kësaj ata janë ftuar nga 3×3 Montenegro në këtë garë prestigjioze.

Ekipi kosovar i Air Force One, përbëhet nga kapiteni Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arian Mehmeti si dhe Qëndrim Ajazaj që po e zëvendëson Arti Hajdarin që sot mungon për shkak se i ka aranzhuar më herët pushimet.

Loja e parë e ekipit të Air Force One, është sot nga ora 16:40 dhe pritet të ekipi kosovar të na përfaqësojë atje denjësisht.

Komentet janë të mbyllura.