Selektori i Kosovës ka marrë një detyrë të vështirë në basketbollin polak
Prishtinë(AsistiOnline) – Selektori aktual i Kosovës te meshkujt, Jean-Denys Choulet ditë më parë ka marrë një detyrë të vështirë.
Ai u emërua trajner i ekipit polak MKS Dąbrowa Górnicza dhe që nga marrja e detyrës, ai ka udhëhequr ekipin në një ndeshje, duke shënuar një fitore të madhe kundër GTK Gliwice me rezultat 107-87. Në këtë ndeshje, MKS Dąbrowa Górnicza fitoi, duke ndërprerë një seri prej dymbëdhjetë humbjesh radhazi, shkruan AsistiOnline.com
Lojtarët kryesorë në këtë fitore ishin qendra suedeze Mattias Markusson, i cili regjistroi një “double-double” me 21 pikë dhe 12 kërcime, dhe fundori amerikan Teyvon Myers, i cili kontribuoi me 22 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime.
Dąbrowa Górnicza gjendet si skuadra e fundit e tabelës në Superligën e Polonisë me vetëm 4 fitore e 14 humbje, derisa është 2 fitore larg vendit të parafundit e vlen të ceket se vetëm ekipi i fundit i tabelës bie në Ligën e parë.
Mbetet të shihet se si do të gjendet me ekipin e ri, trajneri Choulet. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.