KOSOVA(U-18M) E MBYLLIN ME FITORE KAMPIONATIN EVROPIAN(B)
Basketbollistët e Kosovës U18 e kanë përfunduar me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni B, që sot përfundon në Rumani.
Në ndeshjen për vendin e 23-të, Dardanët e rinj e kanë mundur Luksemburgun me rezultat 67:49.
Bardh Rexha ka qenë i jashtëzakonshëm me 20 pikë dhe 14 kërcime, derisa është ndihmuar nga Albin Berisha dhe Donat Musa, me nga dhjetë pikë.
Me këtë fitore, Kosova e mbyll Kampionatin Evropian që u mbajt në Rumani me 7 disfata dhe 1 fitore.
Komentet janë të mbyllura.