Basketboll

PËRFUNDOJNË NDESHJET E DITËS SË DYTË, NË EVROPIANIN NË PRISHTINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe dita e dytë e Kampionatit Evropian U-20 për femra, që po mbahet në kryeqytetin e vendit tonë, Prishtinë.

12 shtete janë duke garuar në këtë Divizioni(B), për kurorën e më të mirit, përfshirë edhe Kosovën.

Edhe në ditën e dytë, janë zhvilluar katër ndeshje. Nga ndeshja e dy rivalëve të Kosovës, Turqia mposhti Rumaninë 80-69. Në Grupin D, Bullgaria mposhti Greqinë 58-64. Në anën tjetër në grupin A, Kroacia mposhti Izraelin 58-49. Dhe në grupin B, Irlanda mposhti Britaninë e Madhe 72-58. Kosova sot e pati ditë pushimi.

Nesër zhvillohen ndeshjet e ditës së tretë.

Komentet janë të mbyllura.