Sonte përballje shumë interesante edhe në kryeqytet
Sonte zhvillohet edhe një tjetër duel nga dita e parë e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.
Bora e pret në kryeqytet ekipin e Bashkimit të Prizrenit.
Të dy skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Prishtinasit janë në vendin e shtatë me tetë fitore dhe 16 humbje, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me 17 fitore dhe shtatë humbje.
Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.
Komentet janë të mbyllura.