KOSOVA NESËR ZHVILLON NDESHJEN E DYTË PARAKUALIFIKUESE, MITROVICA ARENA E MIKËPRITJES
Prishtinë(AsistiOnIine) – Ditën e nesërme zhvillohet ndeshja e dytë e Kosovës, në parakualifikimet për Eurobasket 2021.
Në arenën e zjarrtë “Minatori” në Mitrovicë, Kosova i bën konak skuadrës me renome të Britanisë së Madhe. Ndeshje kjo që nis në ora 20:30.
Kosova nesër do të jetë, pa njërin ndër lojtarët kryesorë, Lis Shoshi që u lëndua ditë më parë. Përderisa në pikëpyetje mbetet edhe aloja therandase, Gëzim Morina.
Kosova ndeshjen e parë parakualifikuese e humbi ndaj Luksemburgut.
Komentet janë të mbyllura.