Sonte përballja e katërt, Prishtina e pret Trepçën
Sonte, me fillim nga ora 19:00, në kuadër të serisë gjysmëfinale të play-off-it, zhvillohet ndeshja vendimtare ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës.
Mitrovicasit udhëheqin serinë me rezultat 1-2, dhe me një fitore eventuale sigurojnë finalen.
Nga ana tjetër, Prishtina do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të barazuar serinë dhe për ta dërguar përballjen vendimtare në “Minatori”.
Interesimi është i madh, për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të madhe basketbolli.
Komentet janë të mbyllura.