Basketboll

Lajm i madh për Bashkimin para finales së tretë: Lejson Zeqiri pritet të rikthehet të dielën

Para ndeshjes së tretë finale në Superligën e Kosovës në basketboll, Bashkimi ka marrë një lajm inkurajues.

AsistiOnline.com ka mësuar se Lejson Zeqiri, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës prizrenase, pritet të jetë plotësisht i gatshëm për lojë.

Burime të afërta me klubin konfirmojnë se lëndimi i Zeqirit nuk është serioz dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për finalen e tretë ndaj Trepçës, që zhvillohet të dielën nga ora 19:00.

Kujtojmë se seria finale mes Bashkimit dhe Trepçës është e barabartë 1-1, ndërsa Zeqiri ka qenë ndër më të mirët për skuadrën prizrenase në dy ndeshjet e para të serisë.

Rikthimi i tij shihet si lajm i madh në përpjekjen e Bashkimit për të kaluar në epërsi në finalet e këtij edicioni. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.