Basketboll
ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - MAY 23: Wade Baldwin, #2 during Semifinal B: Fenerbahce Beko Istanbul vs Panathinaikos Aktor Athens for Turkish Airlines EuroLeague Final Four Abu Dhabi 2025 at Etihad Arena on May 23, 2025 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Luca Sgamellotti/Euroleague Basketball via Getty Images)

Fenerbahçe kualifikohet në finalen e Euroleague për herë të parë që nga viti 2018

Fenerbahçe Beko ka siguruar një vend në finalen e Euroleague 2025 pas një fitoreje të rëndësishme 82-76 ndaj Panathinaikos në gjysmëfinalen e Final Four-it që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Kjo është një arritje historike për ekipin turk, pasi është hera e parë që arrijnë në finale që nga viti 2018 .

Në këtë ndeshje, Fenerbahçe u udhëhoq nga performanca e shkëlqyer e Devon Hall, i cili shënoi 18 pikë, dhe Tarik Biberovic, që kontribuoi me 15 pikë. Po ashtu, veterani i ekipit Eric McCollum me 13 pikë të vlefshme.

Nga ana tjetër, Panathinaikos u përpoq të kundërshtonte me Cedi Osman, që shënoi 22 pikë, dhe Kendrick Nunn, që shtoi 19 pikë, por nuk mjaftuan për të arritur fitore .

Në finale, Fenerbahçe do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Olimpiakos dhe Monaco. Ndërkohë, Panathinaikos do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.