Bashkimi kampion i Kosovës me juniorët
Skuadra e Bashkimit U18 te meshkujt ka shkruar historinë në sezonin 2024/25, duke u shpallur kampionë të Kosovës pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm në kampionat.
Në finalen dramatike të serisë, Bashkimi mposhti Kerasan Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 2-1, duke treguar forcë, cilësi dhe një shpirt të vërtetë fitues. Me këtë triumf, skuadra e të rinjve nga Prizreni e mbylli sezonin me dy trofetë më të rëndësishëm: Kupën e Kosovës dhe titullin kampion.
Ky sukses i dyfishtë është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe karakterit të skuadrës së Bashkimit U18, që në çdo ndeshje luftoi me zemër dhe nuk u dorëzua asnjëherë.
Edhe në finalen vendimtare, Bashkimi u udhëhoq nga dyshja e lojtarëve: Besim Bytyqi e Fis Jashari, por që ndihmoi shumë edhe pjesa tjetër e ekipit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.