Basketboll

Sonte ASISTI special, në studio kryetarët e klubeve të Superligës

ASISTI 625 i fundit për sivjet do të jetë shumë i nxehtë.

Sot në studio flasin kryetarët e klubeve të elitës së basketbollit kosovar, ProCredit Superligës.

Edhe pse kampionati përfundoi tash e një muaj dhe lojtarët e trajnerët i filluan pushimet verore, menaxhmentet e klubeve nuk po flenë.

Si kurrë më parë, muaji qershor ka qenë përplot me lëvizje, transferime dhe përgatitje për edicionin e ardhshëm.Me një fjalë, klubet e Superligës “e kanë fut marshin në shpejtësinë turbo” .

Transferime të trajnerëve, lojtarëve vendor dhe disa tashmë kanë filluar t’i kryejnë edhe  transferet e të huajve. Gjithashtu, analiza e të mirave dhe të këqijave të kampionatit që shkoi.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 625 të fundit për sivjet i cili do të jetë shumë i nxehtë me kryetarët e klubeve të Superligës me fillim nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova

Mos e huqni assesi!

Komentet janë të mbyllura.