Nisin stërvitjet e para të klubit të ri të basketbollit në Ferizaj – “Ferizaj Wolves”
Në Ferizaj sot kanë nisur stërvitjet e para të klubit më të ri të basketbollit në vend, “Ferizaj Wolves”.
Klubi i themeluar ditë më parë nga Ergin Grosha dhe Leonit Tanaj, ka hapur dyert për gjeneratat e reja nga mosha 8 deri në 14 vjeç.
Kjo shënon një rikthim të organizuar të basketbollit në Ferizaj, qytet i cili prej vitesh kishte mungesë të një strukture të tillë, ndonëse dikur kishte ekip në Superligë.
Stërvitjet po zhvillohen në kuadër të fazës fillestare të organizimit të klubit dhe pritet të zgjerohet numri i grupmoshave dhe aktiviteteve në javët në vijim.
Komentet janë të mbyllura.