Basketboll

Përfundon Kampi Nacional 2025 i organizuar nga FBK

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur Kampin Nacional 2025, i cili u mbajt gjatë gjashtë ditëve me radhë.

Në këtë kamp morën pjesë mbi 50 fëmijë nga e gjithë Kosova, të cilët zhvilluan stërvitje të përbashkëta nën drejtimin e trajnerëve dhe stafit të përfaqësueseve të reja.

Kampi u organizua në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF) të FIBA-s dhe kishte për synim identifikimin dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj për garat ndërkombëtare.

Përveç seancave stërvitore, fëmijët morën pjesë edhe në ligjërata edukative dhe aktivitete me fokus në disiplinë, bashkëpunim dhe punë ekipore.

Komentet janë të mbyllura.