Basketboll

ZYRTARE: JONATHAN WADE BASKETBOLLIST I PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Z Mobile Prishtinës e ka kompletuar edhe transferin e radhës.

Bardhekaltërit kanë transferuar, fundorin amerikan, Jonathan Wade.

Jonathan Wade lojtari më i ri i KB Prishtinës!

Wade është i gjatë 1.93 lojtarë i pozitës 2, njihet për saktësi nga distanca dhe gjysëm distanca dhe për depërtime energjike.

Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje.

 

Komentet janë të mbyllura.