Under Header

spot_img

Daniel Lekndreaj emërohet kapiten te Prishtina, ka disa fjalë pas detyrës së re

spot_img

Klubi i Prishtinës ka emëruar kapitenin e ri të skuadrës për edicionin e ri. Shiriti i kapitenit i është besuar Daniel Lekndreajt, i cili tashmë do të udhëheqë bardhekaltërit në parket.

Lekndreaj, duke folur pas konfirmimit, tha se ky është një moment i veçantë në karrierën e tij dhe një përgjegjësi që do ta bartë me krenari.

“Kam nderin të udhëheq Prishtinën si kapiten. Ky shirit nuk është thjesht përgjegjësi, është betejë. Do të luftoj për çdo lojtar dhe për çdo tifoz që e djeg zemrën për këto dy ngjyra. Kjo fanellë nuk dorëzohet kurrë – dhe ne do të jemi të parët që do ta ngrejmë krenarinë e këtij qyteti gjithmonë më lart. Bashkë, vetëm për fitore.”

Ndihmës-kapitenë të tij do të jenë Muhamedali Janjeva, i cili deri më tani ka mbajtur shiritin e kapitenit, si dhe Don Polloshka, një tjetër figurë e rëndësishme e ekipit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme