Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI TRANSFERON ISH-LOJTARIN AMERIKAN TË YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdoj ta fuqizojë skuadrën me emra të rinjë për stinorin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e skuadrës nga Rahoveci, kanë transferuar në radhët e veta, alo-qendrën amerikane, Javis Howard.

Howard i gjatë 203cm, në stinorin e fundit ka luajtur tek skuadra shqiptare, Vllaznia – Shkodër dhe ka qenë ndër lojtarët kyç të skuadrës.

Para skuadrës shqiptare, Howard ka qenë pjesë e skuadrës fqinje të Rahovecit, asaj të Golden Eagle Yllit.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar se Howard tek Rahoveci vjen si dëshirë e trajnerit, Neven Plantak që e kishte nën-urdhërat e veta stinorin e shkuar tek Vllaznia.

Komentet janë të mbyllura.