Under Header

spot_img

FBK lanson kampanjë të re për basketbollin tonë

spot_img

Federata e Basketbollit e Kosovës zyrtarisht ka lansuar identitetin e ri “Basketbolli 3.0”.

Siç është cilësuar nga faqja zyrtare e FBK-së, në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës para publikut është prezantuar koncepti dhe identiteti i ri basketbollit në Kosovë, duke reflektuar vizionin e transformimit, inovacionit dhe përfshirjes.

Në lansimin zyrtar kanë marrë pjesë përfaqësues të klubeve, institucioneve, sponsorëve, mediat dhe figurat e nderuara të sportit.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka folur për rëndësinë e këtij projekti madhor.

“Sot në këtë rrugëtim të vazhdueshëm, Federata e Basketbollit po prezanton basketbollin 3.0, vizionin tonë të ri, iniciativën më të madhe dhe projektin me të cilin po shpresojmë që ta transformojmë lojën e basketbollit në çdo aspekt. Basketbolli 3.0 është një strategji gjithëpërfshirëse, një filozofi e re në mënyrën se si do të zhvillojmë, si do ta organizojmë dhe promovojmë basketbollin. Por çka është basketbolli në disa pika të shkurtra? Përfshinë modernizimin, sepse basketbolli duhet të ec me kohën, me teknologjinë, me dixhitalizimin dhe me standartet më të larta të organizimit sportiv. Përtej kësaj është gjithëpërfshirja, sepse duhet të sigurohemi që basketbolli të luhet nga të gjithë, nga vajzat, djemtë, të rinjtë, të rejat, nga secili komunitet. Mandej, ne duhet të punojmë në cilësi dhe profesionalizëm bashkë me të gjithë përfaqësuesit e klubeve që i kemi e dinë se sa jemi duke u munduar për vite me radhë që përmes kritereve të licencimit të sigurojmë profesionalizëm të shkuar”, është shprehur Fetahu.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili deklaroi se Basketbolli 3.0 është në harmoni të plotë me frymën e lëvizjes olimpike.

“Në frymën e lëvizjes olimpike, Basketbolli 3.0 mëshiron tri shtylla të forta përparimin, kreativitetin dhe unitetin. Qëllimet e basketbollit 3.0 janë tërësisht të harmonizuara me vizionin tonë olimpik. Rritja e pjesëmarrjes është në përputhje me idealin tonë për sportin për të gjithë, zhvillimi i talenteve të rinj dhe i vajzave është pjesë e përkushtimit tonë për barazi dhe mundësi të barabarta, përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është një mision që e ndajmë çdo dit përmes sportit dhe sportistëve tanë olimpik”, tha Krasniqi.

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme