Under Header

spot_img

Basketbolli në Ferizaj është rikthyer, klubi i ri po punon me gjeneratat e reja

spot_img

Sporti i basketbollit po hap një kapitull të ri për fëmijët në Ferizaj.

Në Greme, vetëm pak kilometra nga qyteti, ka nisur programi i stërvitjeve të rregullta për grupmoshat e vogla, duke sjellë për herë të parë në këtë zonë trajnerë të licencuar nga FIBA dhe lojtarë profesionistë të Superligës së Kosovës.

Stërvitjet zhvillohen në palestrën afër shkollës fillore “Jeta e Re” dhe janë të ndara sipas grupmoshave:

  • U8 – U12 në ora 18:30
  • U12 – U14 në ora 20:00

Ky projekt synon jo vetëm ushtrimin e sportit, por edhe edukimin përmes disiplinës, punës ekipore dhe pasionit për basketbollin. Organizatorët thonë se përmes kësaj iniciative, fëmijët e Ferizajt do të kenë shansin të rriten me standarde të njëjta si bashkëmoshatarët e tyre në qendrat më të zhvilluara sportive në vend.

“Për ne është me rëndësi që çdo fëmijë të ketë mundësi të prekë basketbollin dhe të mësojë nga profesionistët. Kjo është një investim për të ardhmen e sportit në qytetin tonë,” theksojnë drejtuesit e klubit.

Prindërit dhe fëmijët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin +383 45 962 347 për më shumë informacione.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme