Basketboll

ZYRTARE: EDON MAXHUNI KALON TEK SKUADRA E MADHE SPANJOLLE GRAN CANARIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni është lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Gran Canaria.

Lajmin për kalimin e Edonit tek skuadra e madhe spanjolle e ka dhënë për AsistinOnline, babai i Edonit, Besim Maxhuni që është shprehur tejet i kënaqur që i biri i tij ka nënshkruajtur me një skuadër si Gran Canaria.

”Edoni ka nënshkruajtur me Gran Canarian, një ndër ekipet më të mira në Spanjë, besoj që do të ketë sukses. Kontrata është 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”.

Tutje Maxhuni shtoi, se Edoni ka pasur edhe oferta të tjera, por që vendosi për spanjollët.

”T’ju them të drejtën, kemi pasur oferta të ndryshme si nga: Gjermania, Franca, Spanja poashtu edhe nga Belgjika, por në fund vendosëm në bashkëpunim me menagjerin e Edonit që të transferohet tek një skuadër shumë serioze”, tregoi për AsistinOnline babai i Edonit që edhe vetë ka qenë basketbollist i spikatur.

Edoni momentalisht është duke u paraqitur në një turne miqësorë me ekipin përfaqësues të Finlandës, ku po marrin pjesë ekipe të fuqishme si, Lituania dhe Rusia dhe po paraqitet shumë mirë dhe në ditët e ardhshme pritet ti bashkohet ekipit të madh spanjollë në stërvitje për stinorin e ri.

Të kujtojmë se Gran Canaria para dy stinorëve, ishte pjesë e Euroligës, ndërsa Edoni tek ekipi spanjollë do ta ketë bashkëlojtarë edhe gjigantin grek, Ioannis Bourousis.

Komentet janë të mbyllura.