Basketboll

KOSOVA(U-16F) PËSUAN HUMBJE TË NGUSHTË NË EVROPIAN

Kosova U16 (F) ka pësuar nga Zvicra 62:58 (18:16, 10:12, 11:14, 23:16), në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Vashat kosovare kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal 23:16.

Enisa Kamerolli realizoi 17 pikë, derisa nga 15 pikë shënuan Fjolla Ajeti dhe Astera Tuhina.

Ndeshjen e fundit Kosova në grupe e zhvillon nesër ndaj Norvegjisë.

Komentet janë të mbyllura.