Ish qendra e Trepçës Andrew Gordon duket se është pranë rikthimit në basketbollin kosovar.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Gordon është afër transferimit te KB Vëllaznimi.
Vite më parë Gordon luajti te Trepça për dy sezone duke qenë një prej lojtarëve më të mirë.
Lojtari deri tani ka qenë pjesë e Caledonia Gladiators në Superligën Britanike atje ku luajti me mesatare prej 4 pikëve.
Në të kaluarën Gordon ka mbrojtur ngjyrat edhe të skuadrës bullgare Spartak Pleven, si dhe në Uruguai me Defensor Sporting Club.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se a do të konkretizohet kjo marrëveshje. /AsistiOnline.com/



