Po vazhdon ‘hallakama’ me rezultate në Superligën e Kosovës te meshkujt.
Pas xhiros së 11-të kemi shumë rezultate të papritura, si fitorja e Rahovecit 029 ndaj Go+ Pejës, me ‘vreshtarët’ që duket se përkundër buxhetit më të vogël në ligë, së paku deri tani nuk do e diskutojnë mbijetesën.
Në anën tjetër, Bashkimi pësoi humbjen e katërt me radhë, duke thelluar krizën e rezultateve. Prizrenasit kësaj here u mposhtën nga Sigal Prishtina që po tregon ngritje forme, pasi në 5 ditë ka arritur 3 fitore edhe pse me shumë lëndime.
Bora, ekipi me formën më të lartë aktualisht, ka arritur edhe fitoren e katërt me radhë, këtë xhiro ka mposhtur Vëllaznimin në kryeqytet, duke ua vështirësuar punët së tepërmi gjakovarëve.
Në Suharekë, Trepça e ka fituar ‘derbin’ në letër ndaj Golden Eagle Yllit, pasi në parket e dominoi në tërësi përballjen dhe me fitore eventuale në ndeshjen e mbetur ndaj Borës, do ta merrte kreun e tabelës.
Pas 11 xhirove, përjashto ndeshjen e mbetur Bora – Trepça, tabela qëndron kështu:

Në xhiron e ardhshme në mesjavë takohen:




