Under Header

spot_img

Vëllaznimi e mposht Rahovecin në një ndeshje me shumë rëndësi

spot_img

Vëllaznimi shënoi sonte fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me rezultat 77:71.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në pjesën e parë, me kuqezinjtë që fituan 20:9, çerekun e parë dhe periudhën e dytë 26:17, për të shkuar në pushim me shifrat 46:26. ‘Vreshtarët’ tentuan rikthimin, sidomos në dhjetëminutëshin e fundit, por nuk ia arritën qëllimit me vendasit që triumfuan 77:71.

Te kuqezinjtë u dalluan Jericole Hellems me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Taryn Todd me 21 pikë e tetë kërcime, kurse te mysafirët u dallua Julian Roche me 16 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi ka katër fitore e tetë humbje, ndërsa Rahoveci 029 ka pesë fitore e shtatë humbje.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme