NGA ELITA E FEMRAVE, VETËM BASHKIMI KA NISUR DHE ËSHTË KOMPLETUAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë kanë mbetur edhe pak ditë për të filluar edhe stinori i ri në elitën e basketbollit kosovar femëror.
Përkundër faktit se stinori i ri është afër, skuadrat e basketbollit kosovar femëror nuk ia kanë ndarë ende pushimit dhe si duket nuk po mund të zgjohen nga “gjumi”.
Skuadra e parë dhe e vetme deri më tani që jo vetëm se ka arritur të nisë riorganizimin, por edhe është kompletuar me roster për edicionin e ri, është Bashkimi i Prizrenit.
Kryesia e klubit prizrenas, me në krye Rrahman Përteshin qysh pas mbarimit të edicionit të ri kishin nënshkruajtur me Arbnore Përçukun e Sarana Dacin dy prej basketbollisteve më me përvojë në basketbollin kosovar femëror, pas kësaj Bashkimi s’u ndal dhe nisi hovin me përforcimet e huaja duke risjellur në Kosovë, amerikanen Khadija Brown dhe duke transferuar top-lojtaren nigeriane Aisha Balarabe që ka karrierë të spikatur sidomos në elitën e basketbollit turk dhe me reprezentacionin nigerianë. Përpos kësaj, klubi prizrenas ka vazhduar marrëveshjen edhe me kryetrajnerin turk, Furkan Saglik.
Një klub që është dashur të jetë edhe para Bashkimit me përgatitje është skuadra e Prishtinës, por që deri tani nuk ka ndonjë lëvizje publike. Kjo për faktin se skuadra kryeqytetase sivjet do të luajë për herë të parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare në kompeticionin e Euro Cup dhe sigurisht kjo do përforcime dhe përgatitje fizike e taktike, por tek skuadra prishtinase përkundër kësaj ende asnjë lëvizje nuk është bërë publike.
Sa ju përket skuadrave të tjera, ende nuk ka as më të voglën lëvizje, së paku jo zyrtarisht dhe shpresojmë që klubet kosovare në këtë konkurencë të zgjohen nga gjumi, sepse me këtë ritëm jemi shumë larg asaj që pretendojmë.
Komentet janë të mbyllura.